Analisti Petrit Zogaj e quan hut Skender Hysenin

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë se Serbia është treguar jokonstruktive në takimin që kanë pasur sot në Bruksel në nivel ekspertësh, shkruan Gazeta Online Veriu.info

“Serbia ka bë përpjekje që të rihapë kapitujt të caktuar të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për të cilat kemi pasur një dakordim në parim. Krejt kjo vërteton atë brengën, atë shqetësimin që unë kam shfaqur prore se Serbia synon të zvarrisë, të vendosë në tavolinë çështje të cilat kanë vetëm një synim, që procesi të zvarritet e të rrëshqasë eventualisht në diçka që ne assesi s’do ta pranojmë”.

Hyseni tutje ka thënë se “nuk duhet të lejohet që procesi të manipulohet nga Serbia”.

E pas kësaj deklarate ka reaguar analisti, Petrit Zogaj, i cili e ka quajtur hut Skender Hysenin.

“Ky kallxon qe eshte intimidu ne takim nga pala serbe dhe po ashtu qe s’ka pase kurrfare pergatitje per dialog. E cka prite more hut prej tyne? Pse nuk bohesh jo konstruktiv edhe ti?”/Veriu.info.

https://www.facebook.com/petrit.zogaj/posts/10157232143196968