Trainkos ka njoftuar se qarkullimi i trenit në linjën Pejë – Prishtinë, është anuluar për ditën e nesërme.
Në njoftimin e Trainkos, shtohet se arsyet e anulimit të qarkullimit është për shkak të arsyeve teknike.
‘’NJOFTIM
Të nderuar udhëtarë,
Ju njoftojmë se ditën e nesërme treni në linjën Pejë – Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026, është revokuar (anuluar) për shkak të arsyeve teknike.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.’’, thuhet në njoftim.













