Arrestohen dy persona për ngjarjen e rëndë tek Lagjja e Spitalit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas konfliktit me armë zjarri që ndodhi në mesditën e sotme në Prishtinë.

4 persona raportohet se mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me automatik dhe armëve të tjera të zjarrit, ndërsa dyshohet se njëri nga ta si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK, njofton Klan Kosova.

Dyshohet që deri tek kjo ngjarje tragjike erdhi si pasojë e një konflikti pronësor mes personave të involvuar në këtë ngjarje tragjike.