Arrestohet një 20 vjeçar në Skenderaj për ryfshet në lidhje me votimin

Është identifikuar personi i dyshuar për veprën penale dhënie apo marrje e ryshfetit në lidhje me votimin. Kjo gjë ka ndodhur në Skenderaj dhe policia ka arritur të identifikoj personin, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar në një përgjigje për Gazetën Online Veriu.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në orët e mbrëmjes së datës 12 shkurt 2021, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar dhe intervistuar një person të dyshuar për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet” – ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Zahiti ka bërë të ditur se personi i dyshuar është lokalizuar dhe identifikuar në Skenderaj dhe pas intevistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, është lokalizuar dhe identifikuar personi i dyshuar K. G., 20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili është shoqëruar për intervistë. Ndërsa pas intervistës me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin neni 212” – tha Zahiti./Veriu.info/