Arrestohet një serb për vjedhje të rëndë, dyshohet se është i afërt me Listën Serbe

Policia e Kosovës ka ndaluar një serb të Leposaviqit mbi dyshimin e bazuar se ai ka kryer veper penale “vjedhje rëndë”, ka konfirmuar toger Branislav Radoviq, zëdhënës për Policinë e Kosovës, rajoni Veri.

“Më 27.08. 2019. rreth orës 12:30, Stacioni Policor në Leposaviq ka marrë informacione se një serb i Kosovës M. M. (1984), të cilit i ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’, ndodhej në lokalin ‘Adut’ .

Policët në stacionin policor Leposaviq, pasi morën këtë informacion, e gjetën personin në vendin e përmendur dhe e arrestuan atë e e dërguan në stacionin policor në Leposaviq ”saktësoi Radoviq. Radoviq shpjegoi se nuk ka pasur rezistencë nga ana e tij gjatë arrestimit.

Partia e serbëve të Kosovës mirëpret veprimin e Policisë së Kosovës

Partia e serbëve të Kosovës mirëpret veprimin e Policisë së Kosovës, me rastin e arrestimit të qytetarit serb në Leposaviq M.M (35), i cili dyshohet që ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, dhe dyshohet të jetë i afërt me Listën Serbe.

Sipas burimeve të RTK, bëhet fjalë për Milan Mihajloviqin, i njohur me nofkën Pop. Kujtojmë që Lista Srbe është një subjekt politik që bashkon klanet më të forta kriminale në veri të Kosovës, të cilët, për llogari të Listës Srbe, kërcënojnë dhe shantazhojnë serbët në veri të Kosovës dhe marrin pjesë në aktivitete kriminale në veri thuhet ne komunikaten e Partise Serbe te Kosoves qe udhehiqet nga Aleksandar Jablanoviqi nga Leposaviqi.