Arrestohet personi që shfrytëzonte lypësit në Prishtinë

Dje në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për trafikim të njerëzve dhe shfrytëzimin e tyre si lëmoshëtarë në rrugët e Prishtinës.

I arrestuari, sipas raportit të Policisë, ka shfrytëzuar persona të ndryshëm për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe.

Viktima të trafikimit janë identifikuar tre meshkuj K/Shqiptarë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Express/

/