As një ditë të pame për vëllezërit e vrarë Berisha, kjo është arsyeja

Dy vëllezer të cilët ishin gjetur të vrarë dy ditë me parë në fshatin Kryshec të Pejës sot janë varrosur nga familjarët dhe mijëra qytetar tjerë.

Arsim Berisha, i vrarë kishte 32 vjeҫ, ndërsa vëllai i tij Ramizi, ishte 27 vjeҫ dhe i martuar.

Por tragjedia në këtë familje ka nisur që pas lufte ku është vrarë babai i viktimave, dhe në vitin 2006 janë vrarë dy vëllezër të tjerë.

Dyshohet se të gjitha ngjarjet kanë ndodhur për konflikte pronësie.

Sot gjatë varrimit familja njoftoi që nuk do të këtë as një ditë të pame për vëllezërit Berisha, siç merr vesh Gazeta Blic, ky vëndim vjen pasi që tani tek kjo shtëpi jeton vetëm nëna e tyre dhe bashkëshortja e njërit nga të vrarëve.