Astrit Haraqija komenton zhvillimet e fundit, dhe paralajmëron diçka

Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija ka folur rreth mosangazhimit të tij të deritashëm në politikë.

Haraqija tregoi se pse ndodhi diçka e tillë, njofton Klan Kosova.

”Nuk më ka thirrë kush, por as unë s’kam kërkuar të shkojë diku. Veç po i shoh çka po bëjnë në media dhe po qesh”.

Por, a do t’i rikthehet ai politikës?

”Nëse shpallen zgjedhjet, diku kah gjysma e marsit mund të ndodhin. Në Gjakovë VV e AAK janë të parat”.

”Shkojmë në zgjedhjet parlamentare, hyj unë në listën e LDK-së, ku po duan të dalin ato të parat? Me këtë punë do të merrem. Do t’i kthehem jetës aktive në politikë”.

Ai në Info Magazine përmendi edhe vijat e kuqe të LDK-së, për të cilat tha se në to përfshihen vetëm PDK-ja.

“LDK i ka krijuar të gjitha partitë. LDK ka qenë target i të gjitha partive, Vetëvendoje me LDK-në është si djali me babën”.