Atletico fiton dhe shkon +3

Atletico Madrid ka fituar për të rrëmbyer kreun në La Liga. Atletico tani ka shkuar në +3 nga Reali.

Atletico ka vazhduar me fitore në La Liga, me objektivin që të mos lëshojë pozitën e parë deri në fund të sezonit për t’u shpallur kampion i Spanjës.

Në xhiron e 32-të, Atletico e mundi 2-0 në shtëpi Huescën, duke shkuar në kuotën e 73 pikëve, tri më shumë se Real Madridi.

Angel Correa dhe Yannick Carrasco shënuan për fitoren e Atleticos.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe gjashtë finale, njëra prej të cilave do të jetë me Barcelonën dhe me shumë gjasa, aty do të vendoset më shumë se kush mund të ngrejë në fund titullin.