Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Thaçit godet gjyqtarët: Kur e keni trajtuar Prokurorinë si neve? Nuk po na jepni afat ta përgatisim mbrojtjen

22/07/2025 - 15:21
në Lajme
A A
Avokati i Thaçit godet gjyqtarët: Kur e keni trajtuar Prokurorinë si neve? Nuk po na jepni afat ta përgatisim mbrojtjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka goditur ashpër gjyqtarët e rastit në Hagë.

Misetiq ka thënë se gjyqtarët i kanë ndërruar afatet për paraqitjen e rastit të mbrojtjes. Nga 10 javë sa ishte afati, në 2javë.

“Sa i takon kohës që ka kaluar, periudhës së 6 javëve të fundit, dua që të ritheksoj mënyrën si e kemi kuptuar ne historikun procedural. Ekipet e mbrojtjes kanë marrë përgjigje se do të kenë 10 javë kohë pasi të jepet vendimi, duke mos llogaritur pushimin e verës. Trupi gjykues ka ndryshuar qëndrimin e tij, na ka dhënë tjetër parashtrim, që trupi gjykues që përcaktoi afatet për aspektet e provave të mbrojtjes duke përfshirë edhe ofrimin e dëshmitarëve dhe listës së provave materiale. Ka vendosur edhe konferencën për përgatitjen e mbrojtjes. Me datë 23 qershor ZPS është përgjigjur duke kundërshtuar ndryshimin. Një prej arsyeve që kemi kundërshtuar, është se mbrojtja duhet të ketë mundësinë e barabartë të dëgjohet. Më 2 korrik trupi gjykues rrëzoi kërkesën tonë për ndryshim të afateve, në përjashtim të datës për konferencës për përgatitjen e mbrojtjes. Trupi gjykues vendosi për disa afate të kërkuara nga ZPS pa dëgjuar parashtrimet e mbrojtjes. Sipas këtij urdhri, mbrojtja e Thaçit, duke qenë se është i akuzuari i parë, është urdhëruar që të paraqesë provat e veta nga 25 gushti 2025, trupi gjykues ka reduktuar kohën në dispozicion të mbrojtjes, me 10 javë siç ishte planifikuar, dhe në vend të 15 tetorit, ka vendosur që çështja të fillojë më 25 gusht. Dhe ndërkohë e gjithë kjo është bërë pa asnjë lloj njoftimi nga shkurti deri në qershor, duke mos marrë fare parasysh vështirësitë që ka mbrojtja për përmbushjen e afateve. Parashtrimi ynë është që nuk na keni dëgjuar, por mbrojtja i ka kërkuar konkretisht se çka mendon. Shprehimisht trupi gjykues ka thënë se kjo është e pranueshme. Të akuzuarit kanë të drejtë të kundërpërgjigjen në pranimin e gjerë për 10 javë, çka takon ky afat kohor do të jetë nga 10 tetori, duke përfshirë edhe afatet për kërkesa sipas rregullës 107”, tha avokati, raporton Nacionale.

Avokati e pyeti gjykatën se kur e kanë trajtuar Prokurorinë njëjtë si avokatët, duke mos u dhënë kohë të përgatiten.

“Trupi gjykues e ka ulur kohën për përgatitjen e mbrojtjes nga 10 javë në 2 javë, dhe kjo ka kirjuar barrë të shtuar e vështirësi për ekipin tim që po punon 12 orë në ditë. Ne nuk jemi në dijeni nëse trupi gjykues e ka trajtuar ZPS-në në një mënyrë të tillë që ka vendosur afate pa i dhënë ZPS-së mundësinë të dëgjohet. Këto janë afate që kanë krijuar shumë vështirësi për përgatitjen e mbrojtjes. Ne kërkojmë të na jepet mundësia të shpejgohet pse nuk na është dhënë e drejta jonë për këto afate”, tha avokati Misetiq.

JU REKOMANDOJMË

Presidentja Osmani komenton konfliktin e fundit me Donika Gërvallën: Jemi duke u marrë me çështje të rëndësisë shtetërore
Lajme

Presidentja Osmani komenton konfliktin e fundit me Donika Gërvallën: Jemi duke u marrë me çështje të rëndësisë shtetërore

22/07/2025 - 20:03
Pantina: ‘Presidentja ju paska ndihmu pak, s’e përtonin të mblidheshin çdo dy ditë’
Lajme

Pantina: ‘Presidentja ju paska ndihmu pak, s’e përtonin të mblidheshin çdo dy ditë’

22/07/2025 - 19:52
Bajraktari: Barazia e palëve në procedurë është parakusht për gjykim të drejtë
Lajme

Bajraktari: Barazia e palëve në procedurë është parakusht për gjykim të drejtë

22/07/2025 - 19:48
Arrestohet Meriton Mjekiqi  – dyshohet për lëndim të rëndë trupor, përfundon në ndalim policor prej 48 orësh
Lajme

Arrestohet Meriton Mjekiqi – dyshohet për lëndim të rëndë trupor, përfundon në ndalim policor prej 48 orësh

22/07/2025 - 19:45
Ky është punëtori që humbi jetën sot në një objekt banesor në Skenderaj (Emri dhe mbiemri)
Lajme

Ky është punëtori që humbi jetën sot në një objekt banesor në Skenderaj (Emri dhe mbiemri)

22/07/2025 - 19:36
Ramadani-Osmanit: Theksoja emrin e rrezikut të sigurisë kombëtare, kërko falje dhe distancohu
Lajme

Ramadani-Osmanit: Theksoja emrin e rrezikut të sigurisë kombëtare, kërko falje dhe distancohu

22/07/2025 - 19:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • “Pushka top, iu bëftë!”, avokati i policit shpërthen ndaj vëllait të Agon Zejnullahut pas reagimeve për rastin e Lipjanit

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Zyra e noterit Kabil Merovci gjobitet me 4 mijë euro për largim të paligjshëm nga puna të një gruaje shtatzënë (Dokument)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Mehmetaj i reagon në koment Kurtit për mendimin e GjND-së, merr qindra pëlqime

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • E rëndë: Vdes në vendin e punës një punëtor, në objektin e kompanisë “Rroni-t Group” në Skenderaj

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë