Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati tregon ku, kur dhe si të ‘denoncohen’ deputetët-ministra

20/07/2025 - 14:25
në Lajme
A A
7 tentime, 7 dështime – Insistimi i VV-së me rezultat të njëjtë për Haxhiun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Ardian Bajraktari sqaroi se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Supreme ka hapur rrugën që çdo akt ë nxjerrë Qeveria dhe ministrat nga koha e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, përkatësisht betimit, “mund të konstatohen si të kundërligjshme, ndryshe derisa të mos konstatohet kjo, aktet janë të ligjshme.”

Bajraktari shtoi se pyetja që duhet adresuar është: “Si mund të bëhet kjo gjë?” Përgjigja, sipas tij, qëndron te legjitimiteti i palëve që mund të ngrejnë padi. Këto palë përfshijnë mbajtësit e interesave kolektive dhe ata që kanë interes publik, dhe nëse plotësojnë kushtet për të qenë palë në procedurën administrative, ata mund të kontestojnë aktet që cenojnë interesin kolektiv ose publik.

“Prej subjekteve të cilat kanë legjitimitet, rrjedhimisht, mund të inicojnë raste të tilla në gjykatë janë edhe mbajtësit e interesave kolektive apo interesave të tjera të publikut, nëse plotësojnë kushtet për të qenë palë në procedurën administrative, nëse pretendon cenimin e interesit kolektiv apo të publikut të gjerë.

Aktualisht, interes më legjitim për tu konstatuar ligjshmëria e vendimeve të Qeverisë nuk ka, duke ndjekur standardin tashmë të vendosur nga Gjykata Supreme, për të mos lejuar që një situatë atipike dhe jonormale të shndërrohet në normalitet.”

Ai gjithashtu ka theksuar se afati për ngritjen e padive është 60 ditë nga data e nxjerrjes së aktit, përveç rasteve të aktve normative nënligjore që mund të kontestohen gjatë gjithë periudhës në të cilën akti është në fuqi. Paditë për aktet e Qeverisë mund të dërgohen në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa ato për aktet nënligjore në Gjykatën Supreme.

“Afati dhe ku të dërgohen paditë?

Afati në raste të tilla për padi është 60 ditë nga dita e nxjerrjes së aktit, kurse për aktet normative nënligjore, padia mund të inicijohet gjatë gjithë kohës sa akti është në fuqi.

Padia për vendime dërgohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kurse padia për aktet nënligjore normative në Gjykatën Supreme.

Shoqëria civile edhe kësaj radhe e ka rastin dhe mundësinë të tregohet se është storje suksesi, se angazhohet për ligjshmëri e kushtetutshmëri e assesi për anarki e jonormalitet.”

JU REKOMANDOJMË

Murati shkroi për vlerën e kontratave njëburimore të vitit 2008, Bajrami: Grafikon komplet i pasaktë, ai propagandon në mungesë të rezultateve
Kryesore

Bajrami: Kurti e Murati nga 27 marsi kanë vepruar jashtëligjshëm, të reagojë Prokuroria Speciale

20/07/2025 - 17:24
Murati thotë se u bë ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re
Kryesore

Hekuran Murati i reagon Isa Mustafës: Ishit shkarkuar me mocion mosbesimi

20/07/2025 - 16:50
Kryeziu: Java e pazareve, që s’ka të bëjë as me shtetin, as me ne – por vetëm me interesat e tyre
Kryesore

Kryeziu: Java e pazareve, që s’ka të bëjë as me shtetin, as me ne – por vetëm me interesat e tyre

20/07/2025 - 16:37
Zbllokohen pikëkalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak
Kryesore

Fluks rekord në Morinë: Gati 800 mijë qytetarë kaluan kufirin në dy javë

20/07/2025 - 16:09
Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
Kryesore

Ramadani: Nëse vazhdohet kështu, Kosova kolapson më 4 prill 2026, s’ka as kush t’i shpallë zgjedhjet

20/07/2025 - 15:48
Labi: Jeta është politikë, do të jem sërish pjesë e saj
Lajme

Labi: Jeta është politikë, do të jem sërish pjesë e saj

20/07/2025 - 15:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Limaj s`kanë arritur marrëveshje, priten sërish takime

    Limaj i del ‘çelik’ Kurtit, ia ofroi votat s’i mori, ia kërkon votat s’ia jep: Java e së vërtetës nisi dje

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • U përmendën dy ministri- Detaje nga takimi, çka i ofroi Kurti Limajt?

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal: Pas 35 mijë kg mish peshku me krimba, kompanisë “Delfin” i asgjësohen edhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene (Dokument)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Veteran i rrejshëm”, “politikan i luksit”, deklaratat më të rënda të Limajt ndaj Kurtit dhe VV-së ndaj Limajt

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shefi i Mossadit kërkon mbështetje nga SHBA për zhvendosjen e palestinezëve, i propozon tre shtete

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë