‘Baci’ përplaset me BE’në: Kosovës nuk i jepet as viza e as ndihma, Serbisë 7.5 milionë euro

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, i njohur ndryshe në skenën politike si ‘Baci’, sot ka pasur një deklaratë akuzuese ndaj Bashkimi Europian.

Pacolli ka akuzuar Bashkimin Evropian se po përdor standarde të dyfishta sa i përket Kosovës dhe Serbisë dhe se po e dëmton politikën e jashtme të Brukselit.

Ai po thotë se BE’ja la Kosovën pa viza dhe pa ndihma, kurse Serbisë i dha 7.5 milionë euro për t’u përballur me koronavirusin, ani pse kjo e fundit as që është anëtare e BE’së.

Kreu i AKR’së në një reagim të tij në ‘twitter’ ka vendosur dy fotografi në të cilat shihet shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë teksa i premton ministrit Vitia vetëm lehtësim pas situatës së krijuar nga COVID-19, dhe në tjetrën fotografi shihet shefi i Zyrës së BE’së në Serbi, Sem Fabrizi, teksa njofton se BE i ka ndarë Serbisë 7.5 milonë euro ndihma.