Bahtiri në fshatrat shqiptare në veri të përfshira nga zjarri, banorët e falenderojnë për mbështetje

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në vendngjarje në fshatin Koshtovë e Vllahisë të Leposaviqit, që është i populluar me shqiptarë.

I pari i Mitrovicës po iu qendron pranë banorëve, duke iu dalë në ndihmë.

Së bashku me kryetarin Agim Bahtiri në vendngjarje ka qendruar edhe drejtori i Inspeksionit i Mitrovicës, Fidan Ademi, i cili

“Së bashku me kryetarin Agim Bahtiri posa dëgjuam për zjarrin në Koshtovë të Vllahisë të komunës së Leposaviçit shkuam në vend të ngjarjes!

Banorët na falendëruan për mbeshtetje! Deri në ardhjen tonë zjarrfikësit nga Leposavici nuk kishin marrë ndonjë veprim.

Bashkë me në erdhën edhe zjarrfikësit nga Komuna e Mitrovicës ku u koordinuan përmes kryetarit Bahtiri për një aksion që fillon tash për shpetimin e maleve të Shales.

Shqiptarët në fshatrat e Veriut cdo herë do kenë mbështetjen tonë!”