Bahtiri ngushëllon familjen Sherifi për vdekjen e Nazlijes

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ngushëlluar familjen e Nazlije Sherifit, e cila ndërroi jetë sot, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Bahtiri ka ngushëlluar familjen e 19 vjeçares në emrin e tij si kryetar komune por edhe në emër të familjen Bahtiri.

“Fatkeqësisht, sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplatimin e veshkës, për tashmë të ndjerën.” – shkruan ndër të tjera Bahtiri.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Nazlije Sherifi, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Unë dhe familja ime ndihemi jashtëzakonisht të mërzitur me rastin e humbjes së jetës të vajzës së re nga Mitrovica, për shërimin e së cilës u munduam të kontribuonim sado pak.

Fatkeqësisht, sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplatimin e veshkës, për tashmë të ndjerën.

Në emër tim si kryetar komune dhe në emër të gjithë familjes Bahtiri i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi. Lutemi që Allahu i madhërishëm ta ketë mëshiruar me xhenet Nazlijen

<aside class=