Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajraktari: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit, dëshmitarët e mbrojtjes kanë qenë kredibil

14/11/2025 - 11:38
në Lajme
A A
Bajraktari: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit, dëshmitarët e mbrojtjes kanë qenë kredibil
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi Gjyqësor në dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës po hyn në fazat përfundimtare.

Kështu vlerësoi avokati Ardian Bajraktari, i cili thekson se pavarsisht zgjatjes së procesit dhe kohëzagjatjes së paraburgimit, dëshmitë e dhënë nga mbrojtja kanë qenë te besueshme dhe kanë ndihmuar në pasqyrimin e të vertetës.

“ Procesi, megjithëse i tejzgjatur, po shkon drejt fundit. Nga mesi i shtatorit, kur ka filluar dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes, dëshmitë kanë qenë jashtëzakonisht të besueshme dhe kredibile. Mbi të gjitha, ato kanë shpërfaqur mungesën e strukturës dhe hierarkisë së mirëfilltë komanduese të UÇK-së, gjë që bie ndesh me akuzat që rendojnë mbi ta”, deklaroi Bajraktari për GazetaBlic.

Sipas tij, provat e propozuara nga Prokuroria janë të diskutushme dhe me besueshmëri të ulët, ndërsa në disa raste edhe të pranuara në kundërshtim me dispozitat procedurale.

“Janë pranuar prova që rrjedhin nga një regjim që ka ushtruar gjenocid në Bosnjë e Kosovë, çka natyrisht e ulë kredibilitetin e tyre. Megjithatë, une besoj se trupi gjykues do tu japë peshë dëshmive të mbrojtjes, të cilat janë më të qendrueshmë dhe më afër realitetit”, tha ai.

Bajraktari shtoi se pret pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se dëshmitarët e mbrojtjes e kanë kundërshtuar fuqishëm tezën e të ashtuquajturës “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” dhe akuzat për strukturë të organizuar komanduese.

“Në bindjen time, këto dëshmi e kundërargumentojnë fuqishëm dhe suksesshëm qëndrimin e Prokurorisë ”,tha ai.

Në lidhje me çështjen e paraburgimit, Bajraktari theksoi se vazhdimi i kësaj mase është në kundërshtim me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Mbajtja e tyre në paraburgim është e papërputhshme dhe e pajustifikuar. Lista e dëgjimit të dëshmitarëve ka përfunduar që nga prilli, prandaj vazhdimi i kësaj mase është joproporcional dhe i pabazuar”, u shpreh ai.

Në fund, Bajraktari u shpreh optimist se vendimi përfundimtar do të përfundojë me lirimin dhe pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Unë besoj se fundi i këtij procesi do të sjellë rikonfirmimin e pastërtisë së luftës së UÇK-së dhe të pafajësisë së atyre që po ballafaqohen me akuza të padrejta”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan
Lajme

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan

14/11/2025 - 12:32
Elezi: Janë aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga diaspora – Refuzohen mbi 2 mijë e 500 të tjera
Kryesore

Elezi: Janë aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga diaspora – Refuzohen mbi 2 mijë e 500 të tjera

14/11/2025 - 12:30
Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
Lajme

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar

14/11/2025 - 12:25
Hoxhaj i del kundër Krasniqit që tha se preferon Hamzën në krye të PDK: Jam kundër çdo imponimi që shpërfill delegatët
Lajme

Hoxhaj i del kundër Krasniqit që tha se preferon Hamzën në krye të PDK: Jam kundër çdo imponimi që shpërfill delegatët

14/11/2025 - 11:56
Krasniqi: Nëse Hoxhaj e ka ende ambicien për kryetar të PDK-së, është i mirëpritur
Lajme

Krasniqi: Nëse Hoxhaj e ka ende ambicien për kryetar të PDK-së, është i mirëpritur

14/11/2025 - 11:51
Një shqiptar e takon Papën dhe i kërkon njohjen e Republikës së Kosovës
Lajme

Një shqiptar e takon Papën dhe i kërkon njohjen e Republikës së Kosovës

14/11/2025 - 11:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu do të shpërthejë një skandal më i madh”, për çfarë informacioni flet avokati i Ridvan Muharremit e që lidhet me sekret shtetëror?

    “Këtu do të shpërthejë një skandal më i madh”, për çfarë informacioni flet avokati i Ridvan Muharremit e që lidhet me sekret shtetëror?

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Sadri Ramabaja e përmendi si kryetarin e ardhshëm potencial të PDK-së, reagon Bardhyl Mahmuti

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Storje suksesi: Kompania “ILEAA Group” zgjerohet në Libi, pritet të realizoj projekte të medha në ndërtim dhe infrastrukturë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Qeveria në detyrë miraton dy kërkesa të Ministrisë së Financave, emëron edhe drejtorin e ARC’së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • LDK jep arsyet se pse 28 dhjetori s’është datë e mirë për zgjedhjet: Është problem të organizohen në mënyrën më të mirë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë