Banorët e Karaçevës të pasigurt pas “vizitës” së ushtrisë serbe, paralajmërojnë këtë veprim

Banorët ndihen më të sigurt me policinë përreth, megjithatë mund të ketë protesta.

Tre ditë më parë, 11 ushtarë serb të armatosur marshuan këndej.

E tash, pika kufitare me Serbinë këtu në fshatin Karaqevë të Kamenicës po patrullohet nga dikush tjeter.

Të armatosur, e duke kontrolluar terrenin me dylbi, zyrtarë policorë kufitarë të Kosovës po monitorojnë situatën.

Ky patrullim i forcavë të sigurisë së vendit, ka bërë që fshati të ndihet më i sigurtë.

Krasniqi tregon edhe për frikën që krijoi xhandarmëria serbe tek ata që i panë për së afërmi.

Ndërkohë pos KFORIT, edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, tha se ata ishin të kordinuar mes vete.

Sipas tij, serbet nuk do pranojnë që në patrullimet e tyre të përfshihen pjesëtarë të policisë së Kosovës.

E banorët e Karaqevës, me policinë e Kosovës përreth apo pa ta, janë të gatshëm ta mbrojnë fshatin.

Por për operacione të tillë brenda territorit të Kosovës, KFOR-i duhet të ketë dakordim me institucionet përgjegjëse.

Kështu po thotë zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj.
Ndryshe banorët ata po planifikojnë edhe një protestë këtë javë si shenjë revolte për situaten e krijuar.