BASHA “SULMON” RAMËN, E PËRFSHINË EDHE ALBIN KURTIN

Kreu i PD, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edia Rama, i cili sot prezantoi kandidatin e PS-së Pjerin Ndreun për Lezhën.

Sipas Bashës, fjalimi i Ramës në Lezhë ishte një plagjiaturë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Nuk mund të pranojmë Edi Ramën dhe bandën e tij ta mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës, sepse ajo është shpresa jonë, ato janë vlerat tona. Rrugën tonë të Evropës do ta hapim. Rama ik! Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojërat e Edi Ramës po merr fund. Kufoma politike që I dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti I krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht”, tha ai.