Bastisja e Njësisë Speciale mëngjesin e sotëm, kapen 5 persona, dy ikin

Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton opinionin se sipas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” “detyrimi” dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin

Në këtë aksion u bastis sot edhe shtëpia e ish komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.

Njësia Speciale e Kosovës ka bastisur sot në mëngjes shtëpinë e Sabit Gecit në lagjen Pejton.

Këtë ia ka konfirmuar Gazetës Blic zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxhaj.Ai ka thënë se bastisja është bërë me urdhër të Gjykatës nën dyshimin për krimi të organizuar, detyrimit-fajdes

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor krysisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes. Pas përfundimit të operacionit pilicor do të ju informojmë me detajet tjera.”