Bedri Hamza rezulton pozitiv me COVID-19

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur sot vetë Hamza sot për RTV21.

Hamza nuk është i pari nga Grupi Parlamentar i PDK-së që është prekur nga ky virus.

Para Hamzës ishin prekur edhe Memli Krasniqi, Uran Ismaili e kolegë tjerë të Hamzës.

Edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli ishte prekur nga koronavirusi muaj më parë.