Behgjet Pacolli shokon Mustafën e Kurtin me këtë deklaratë

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë për RTK-në ka theksuar se partia de fakto i ka 7 deputetë. “Tre deputetë të AKR-së kanë mbetur pa hyrë në Kuvend për 20 vota”.

Sipas tij, AKR-së ka ndodhur kjo, dicka ka ndodhur. “Ne nuk kemi pasur as komisioner e as njerëz që na e ruajnë votën”, tha ai. Pacolli i ka bërë ftesë Albin Kurtit dhe Isa Mustafës që të ulen, dhe të definojnë të ardhmen e tyre.

“Unë i ftoj ata që të bëjnë marrëveshje ndërmjet vete. Insistoj edhe z. Kurti edhe z. Mustaca që të veprojnë. Nëse i kanë numrat, dhe nëse i kanë 60 vota, unë do të jem i 61”, tha ai.

Ai tha se brenda 10 ditëshit Mustafa e Kurti nëse nuk tregojnë se janë të gatshëm të arrijnë marrëveshje, atëherë ai më nuk e sheh të arsyeshme qëndrimin aty.