Bekim Haxhiu thotë se lajmi për vdekjen e të riut Visar Behrami nga Mitrovica na ka tronditur të gjithëve.

Vdekja e të riut dje, në ngjarjen tragjike në Mitrovicë nga shembja e objektit të ish hotel Adriatiku, ka tronditur të gjithë, shkruan gazeta online veriu.info

Lajmi për vdekjen e Visa Behramit ka tronditur edhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka shkruar se ndanë dhimbje për humbjen e jetës së të riut dhe ka ftuar organet e drejtësisë që përgjegjësit të përgjigjen për këtë rast.

Haxhiu ka shprehur ngushëllime familje edhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës./veriu.info/