Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve: Kushdo që e arsyeton mjekun, stimulon më shumë sjellje të tilla

Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve është deklaruar rreth rastit që ka ndodhur mbrëmë në një QKMF, në Komunë e Podujevës. Atje mjeku Ibrahim Hoti ka refuzuar që t’i jap ndihmë mjekësore një të moshuari, me ç’rast u suspendua dhe më pas u arrestua nga Policia e Kosovës.

Sipas Kodrës sjellja e mjekut ishte joetike dhe joprofesionale.

“Ky ishte një rast që të nxit tensione. Ishte një sjellje joetike dhe jo profesionale. Si sjellja është e papranueshme dhe që është xhiruar,. Sjellje të tilla ka të shpeshta dhe kemi ankesa të shpeshta. Problemi është që nuk ka dënime për këto sjellje. Ne kemi nevojë që ai të gjykohet dhe të dënohet e jo të bëjmë spektakle dhe në fund të lirohet”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.

Më tutje ai theksoi se kushdo që i arsyeton këto sjellje të mjekut, i stimulon edhe më shumë ato.

“Kushdo që mundohet që ta arsyetojë një sjellje të tillë, i stimulon sjelljet e tilla. E kuptojmë që jemi në kohë pandemie dhe ka stërngarkim, por një sjellje e tillë nuk arsyetohet. Mjeku duhet të jetë mjek dhe të reflektojë”, ka thënë ai.