Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu Kodra, po vazhdon të bëjë një fushatë të zbehtë duke organizuar shumë pak takime vet si kandidate për legjislaturën e ardhshme, për të mos thënë fare, shkruan Veriu.info.
Ajo në vend të takimeve me qytetarë, ka zgjedhur një rrugë tjetër atë të pjesëmarrjes në takimet e mëdha të organizuara nga strukturat partiake.
Kjo mund të ndodh për arsyen e thjeshtë, mungesa e përkrahjes për të, andaj zgjedh si formë pjesëmarrjen në tubimet e organizuara nga struktura me shpresën që “kap” ndonjë votë.
Mbetet të shihet se ku do të arrijë Deliu Kodra, por gjasat fillestare janë të zbehta.
Më poshtë ju sjellim disa pamje ku kandidatja Blerta Deliu merr pjesë në tubimet e organizuara nga të tjerët: