“Bllokada” që ia bënë sot LDK-së, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, duke e bojkotuar mbledhjen e Kryesisë, ka dhënë efektin e pritur.
Kjo për shkak se përkundër që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pati deklaruar se gjatë ditës së sotme, do të vendoset për emrin e kandidatit për kryeministër, një gjë e tillë është shtyrë për ditën e hënë.
Të hënën sërish do të mblidhet kryesia e LDK-së, teksa pritet që të gjejnë pajtimin për ta vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeministër.
Kurse, në mbledhjen e sotme, Arban Abrashi është emëruar në postin e Sekretarit Organizativ të LDK-së.