“Boksa e shufra hekuri”, bëhen “llom” gjashtë persona në këtë qytet të Kosovës

T re persona në njërën anë dhe tre në tjetrën janë përleshur mbrëmjen e së mërkurës afër një kafeneje në Malishevë.

Njëri prej tyre që kishte marrë lëndime më të rënda ishte dërguar fillimisht në QKMF të Malishevës. Stafi mjekësor ka njoftuar Policinë e Kosovës se dyshojnë që plagët e tij ishin nga një përleshje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha se një patrullë policore ka shkuar në QKMF pasi ka pranuar informatën.

“Kur kanë shkuar në QKMF kanë takuar tani të dyshuarin i cili fillimisht ka hezituar që t’iu sqarojë se si i ka pësuar lëndimet, por me vonë është kuptuar se lëndimet i ka pësuar gjatë një përleshje që kishin pasë rreth orës 18:30. Dyshohet se gjate përleshjes janë përdorë edhe shufra metalike dhe boksa hekuri, por se policia nuk i ka gjetur në vend të ngjarjes.

Përveç lëndime ma serioze që ka pësuar një i dyshuar te tjerët nuk kanë pësuar lëndime të natyrës serioze. Tretman mjekësore kanë kërkuar edhe tre të dyshuarit, por sipas mjekut nuk kanë lëndime serioze. Rreth rastit në fjale ka qenë i informuar prokurori kompetent dhe pas sigurimit të prezencës së personave në fjalë dhe pas intervistimit të tyre në prezent të mbrojtëseve dhe të familjareve është njoftuar përsëri dhe me urdhër te tij i dyshuari i moshës madhore ndalohet për 48 ore në qendër të ndalimit policor në Malishevë, kurse pesë tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”.