Analisti Burim Ramadani, përballë Liza Gashit dhe Armend Mujës së Lëvizjes Vetëvendosje, ju tha që nuk “shkon edhe pozicion që Lista Serbe me qenë terroriste dhe me financu”.
Ramadani gjithashtu pyeti “Nëse tash shteti i Kosovës financon terrorizëm apo jo?”, dukë pritur një përgjigjë nga përfaqësuesit e VV-së që ta vlerësojnë si gabim financimin e LS.
“Kam insistu që s’duhet me ja dhanë, a e vlerësoni që është gabim?”, pyeti Ramadani në ‘Pressing’ të T7.
Muja i LVV’së insistoi se ishte Lëvizja Vetëvendosje ajo që kërkonte që të mos certifikohej Lista Serbe në zgjedhje, por që u kthye me vendim të PZAP’së.














