Capello: Ronaldo, lojtari më i mirë që kam stërvitur

Capello thotë se Ronaldo është lojtari më i mirë që ka stërvitur. Trajneri i njohur, Fabio Capello, në një intervistë për Sky Calcio Club, nuk hezitoi të përgjigjet kur u pyet se cili është lojtari më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë.

Pa hezituar aspak Capello tha se ai është Ronaldo, edhe pse ka pasur probleme me peshën dhe është detyruar ta largojë nga Reali kur fituan La Ligan në sezonin 206/07.

“Lojtari më i mirë që kam stërvitur ishte Ronaldo, megjithëse më është dashur ta largoj për ta fituar La Ligën me Real Madridin. Ai peshonte 96 kilogramë, e pyeta sa peshonte në Kupën e Botës në Japoni dhe Kore, më tha 84. I kërkova nëse mundet të bie të paktën në 88”, tha Capello.

Atë vit, Ronaldo luajti pak ndeshje (13 në të gjitha garat – 4 gola), teksa në janar u largua drejt Milanit, ku luajti për një sezon e gjysmë, duke bërë vetëm 20 paraqitje dhe shënuar nëntë gola.

Me fanellën e Los Blancos ai luajti nga sezoni 2002/03 deri në sezonin 2006/07, duke bërë 177 paraqitje dhe shënuar 104 gola./Express