Cen Desku: PDK-ja ma mori bukën, LDK-ja kishte tepër, por nuk më dha

Bashkëthemeluesi i degës së LDK-së në Komunën e Malishevës, Cen Desku gjatë 30 tetorit të vitit 1998 ishte arrestuar nga strukturat e UÇK-së.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në atë kohë kishte lëshuar komunikatë për arrestimin e tyre. Cen Desku dhe një tjetër aktivist i LDK-së konsideroheshin të dëmshëm për luftën e UÇK-së.

Desku në “Debat Plus” thotë se pas luftës është përndjekur nga rivalët politikë por nuk është ndihmuar nga LDK-ja.

“Në vitin 2006 u largova nga puna. PDK-ja ma mori bukën, por LDK-ja edhe pse kishte bukë tepër nuk më dha”, tha ai.

Bashkëthemeluesi i degës së LDK-së në Komunën e Malishevës thotë se për shkak të një deklarate për formimin e qeverisë në nivel të Kosovë në vitin 2002.

“Ato fjalë që i thashë në gazetë, Jakup Kastrati me të cilin jemi arrestuar bashkë, e që ishte kryetar i degës së LDK-së në Malishevë, më tha “tradhtarë” për ato fjalë”.

Desku thotë se nga ajo kohë (viti 2002) më nuk ishte pjesë e LDK-së, dhe aktivitetin e vazhdoi në partinë e Ballit Kombëtar.

Ai thotë se edhe në Ballin Kombëtar gjeti persona që nuk ishin shumë në rregull kombëtarisht duke pushuar aktivitetin politik.