Cilat janë shtetet që i kanë tërhequr vendimet për njohjen e Kosovës, sipas Serbisë?

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke reaguar ndaj pohimeve të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, se “Serbia po u jep ndihma financiare dhe armë disa vendeve të vogla afrikane në shkëmbim të tërheqjes së njohjeve të Kosovës”.

Sipas shefit të diplomacisë serbe shteti i tij po përdor vetëm “të vërtetën, shpalljen e njëanshme të pavarësisë”.

Daçiq në deklaratën e tij dhënë të përditshmes së Beogradit, “V.Novosti”, ia rikujtoi Pacollit trembëdhjetë vendet që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës: Madagaskarin, Ishujt Solomone, Lesoton, Surinamin, Grenadën, Komoret, Burundin, Dominikën, Sao Tome dhe Principen, Liberinë, Guineja Bisaon, Papua Guinenë e Re.

Kujtojmë se MPJ e Kosovës ka mohuar pohimet e ministrit serb për shumicën e tërheqjes së njohjeve për Kosovën.