Çka do të thotë ky simbol që po e përdorë Kadri Veseli?

Me liderin e PDK-së, Kadri Veselin, u morën shumë njerëz në rrjetet sociale, pasi që shpesh është parë duke bërë një shenjë me dorë në tubimet e shumta dhe në daljet televizive.

Por, e vërteta duket se është krejt ndryshe.

Po ashtu, kjo është një shenjë shumë e përhapur në mesin e të rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka domethënien “I Love You”.

Kudo në botë njihet me akronimin “ILY” dhe është një simbol nga Gjuha e Shenjave Amerikane, që nënkupton shprehje joformale të ndjenjave pozitive, duke filluar nga respekti i përgjithshëm deri te dashuria për pranuesin e shenjës.

Lexoni sqarimin: https://en.wikipedia.org/wiki/ILY_sign

Si simbol pozitiv thuhet se ka “lindur” ne mesin e nxënësve të shkollës së shurdhër, duke përdorur Gjuhën e Shenjave Amerikane, për të krijuar një shenjë nga një kombinim i shenjave për shkronjat I, L dhe Y (I Love You).

Në fotografitë e mëposhtme mund ta shihni sa shpesh e ka përdorur Veseli këtë shenjë: