Çmenduria e Kim Jong, nesër në takim me Korenë e Jugut e merr edhe WC-në me vete

Nesër më 27 prill, Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të kalojë vijën kufitare në mes të dy Koreve për t’u takuar me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Bashkë me diktatorin, në këtë takim do të jetë edhe bashkëshortja e tij si dhe një ekip me zyrtarë të lartë. Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar një gjë interesante për këtë takim. Lideri komunist do ta sjellë me vete edhe një tualet.

The Washington Post shkruan që Kim nuk përdor tualete publike pasi nuk dëshiron të lë prapa mbetjet e tij fekale, pasi që ato përmbajnë informacione rreth shëndetit të tij të cilat ai dëshiron t’i mbajë sekret.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

Madje, sipas këtij raporti, Kim nuk përdor tualetet publike as brenda shtetit të tij.

Në samitin e nesërm pritet të diskutohet për përfundimin zyrtar të luftës me dy vendeve si dhe ndaljes së programit për armët bërthamore, transmeton Gazeta Metro.