Dardan Molliqaj tha se Glauk Konjufca ka punuar në SHIK: Vjen përgjigja e deputetit të VV-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka komentuar paralajmërimin e ish-kolegut të tij partiak, tani deputet i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, se do të tregojë se kush prej anëtarëve të VV’së ishte pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Paralajmërimin e Molliqajt, Kurteshi e ka cilësuar “shantazh bajat”.

Kurteshi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se po të kishte Molliqaj dëshmi se dikush prej anëtarëve të VV’së ka qenë pjesë e SHIK’ut, ato do t’i kishte shfrytëzuar dhe do t’i kishte publikuar më herët.

Andaj, ka shtuar ai, ai nuk e ka asnjë fakt.

Ndryshe, të shtunën derisa po debatohej për projektligjin për dialogun, Molliqaj tha se Glauk Konjufca, ka punuar në SHIK.