David Beckham bashkëpronar i kompanisë që “oldtimerët” i shndërron në vetura elektrike

Futbollisti anglez David Beckham është prezantuar si investitor i një kompanie automobilistike, që riparon veturat klasike dhe i shndërron në elektrike.

Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit, që së fundmi ka themeluar ekipin e tij profesionist të futbollit MLS, Inter Miami, ka 10 përqind të aksioneve në kompaninë angleze Lunaz, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani britanike prej vitesh ka prodhuar nëpër botë vetura plotësisht elektrike si Range Rover, Bentley, Rolls-Royce dhe Jaguar – duke vënë logon e markës Lunaz Design.

Që kur Lunaz filloi me prodhimin e veturave të saj në vitin 2019, është bërë një prej kompanie që është rritur më së shpejti si me hapësirë operimi ashtu edhe me numrin e të punësuarve.