Debat i ashpër në kuvend të Kosovës, jepet ultimatum për rrëzimin e Qeverisë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka ndarë replika dhe kundër replika të ashpra mes vete rreth ambicjeve të tyre për pushtet.

I pari që e nisi replikën ishte kryeministri Haradinaj, i cili interpelancën e thirrur nga LDK e cilësoi më tepër si mundësi për prezantimin e forcës politike të Hotit, i cili sipas Haradinaj synon të marrë në dorë drejtimin e LDK-së.

Pas kësaj akuze, ka reaguar Hoti i cili deklaratën e kryeministrit e konsideroi të ndikuar nga frika se do të bie qeveria të cilën ai e drejton tash e gjashtë muaj.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Nuk e ka hallin ai tek interpelanca, por hallin e ka sepse i ka ditët e numëruar pasi që LDK është partia më e madhe opozitare”, tha Hoti.
Pas kësaj replike, Haradinaj doli sërish para deputetëve për të pohuar se hallin e ka pikërisht aty, duke shtuar se është interesuar të di nëse edhe ai e ka qëlluar hallin e Hotit, kur e ka akuzuar atë se synon të bëhet kryetar i LDK-së.

“Besoi ia qëllove për mua, por a mund të të pyes unë ty se a ia qëllova unë për ty”, u shpreh Haradinaj.

Më tëj, Hoti ka vazhduar me kundër replikë duke thënë se Haradinaj po e konfirmon atë se janë në ditët e fundit të qeverisjes, por refuzoi të përgjigjet në pyetjen e tij nëse për synim e ka të dalë në krye të partisë.

Kuvendi i Kosovës sot po mban seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pas shkarkimit të Agjencisë për Akreditim nga EQAR.