Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dedaj: VV-ja planifikonte votim në restorante të militantëve për manipulim masiv të diasporës

02/12/2025 - 13:34
në Lajme
A A
Dedaj: Kurti, njeri i rrezikshëm – nëse përplaset me administratën Trump, Kosova hyn në tunel dhe nuk do të dalë më
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori dhe politikani Gjergj Dedaj pretendon se rreziku më i madh për manipulim të votave qëndron në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, të cilat, siç thotë ai, janë mbushur me militantë dhe familjarë të afërt me pushtetin aktual, pasi janë larguar diplomatë të konsideruar rivalë politikë.

Ai e cilëson këtë si një përgatitje të qëllimshme për të ushtruar kontroll politik mbi procesin e votimit jashtë vendit.

‘’Rreziku më i madh i keqpërdorimit industrial qëndron në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, të cilat mbasi i kanë larguar ambasadoret dhe diplomatet të cilët i konsideronin rival politik, si në komunizëm, i kanë populluar misionet diplomatike me militant dhe familjar të ish regjimit në ikje, qofshin edhe të korruptuar. Qëllimi i këtij popullimi me militant ekstremist ishte që përmes tyre të ndikojnë në procesin elektoral dhe në rezultatin zgjedhor në favor të sektit të LVV ’’, tha Dedaj.

Dedaj thotë se VV ka synuar edhe hapjen e qendrave të votimit jashtë ambasadave, nëpër hapësira private, ku ai beson se do të krijoheshin kushte për keqpërdorim masiv të votës së diasporës.

‘’Duke parë se ambasadat dhe misionet diplomatike, megjithatë janë të mbuluara me kamera vëzhguese, hapi tjetër i LVV dhe ekstremistëve të tyre ishte tendenca e organizimit të votimit jashtë ambasadave, qoftë në restorante dhe objekte tjera pronë e ndonjë militanti të LVV, në mënyrë që t’i keq përdorim dhe vjedhin masovisht votat, me 28 dhjetor’’, u shpreh ish-ambasadori Dedaj.

Dedaj akuzon qeverinë për degradim të shtetit gjatë pesë viteve të fundit, për dëmtim të raporteve me aleatët euroatlantikë dhe për sjelljen e Kosovës nën masa ndëshkuese nga partnerët ndërkombëtarë.

Sipas Dedajt, të vetëdijshëm për këto dështime, VV pritet të rrisë agresivitetin politik dhe tentimet për të ndikuar në votën e diasporës, duke e konsideruar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme si të pashmangshme.

‘’Fakti se LVV e ka dështuar dhe degraduar shtetin e Kosovës për këto 5 vjetët e sundimit monstruoz, rrezikimit të partneritetit Euroatlantik, futjen nën sanksione nga SHBA dhe BE, dhe të vetëdijshëm për këto dështime kolosale LVV do të tregoj agresivitet në tërë fushatën elektorale dhe manipulim të votës, duke ditur se ky regjim sadist do të pësoj humbje të thellë në zgjedhjet e jashtëzakonshme te 28 dhjetorit! ‘’, tha Dedaj. /Frontonline

JU REKOMANDOJMË

Musliu e quan pozicion hipokrit, qëndrimin e Vjosa Osmanit, edhe me Rugovën edhe me Kurtin
Lajme

Musliu e quan pozicion hipokrit, qëndrimin e Vjosa Osmanit, edhe me Rugovën edhe me Kurtin

02/12/2025 - 13:15
Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
Kryesore

Kurti merret pak me “ekonomi”, thotë se po shtohet numri i bizneseve të regjistruara

02/12/2025 - 12:50
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Kryesore

Bëhen të ditur datat: Ja kur do të merret vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

02/12/2025 - 12:13
Ukë Rugova zyrtarisht në listën e LDK-së për deputet
Kryesore

Ukë Rugova zyrtarisht në listën e LDK-së për deputet

02/12/2025 - 12:07
Policët patrullues bëhen me vetura të reja
Lajme

Policët patrullues bëhen me vetura të reja

02/12/2025 - 11:55
“Jemi me sytë nga ju”, vjen reagimi i parë i VV-së
Kryesore

Kurti dikur e quante EFT-në kërcënim – sot shteti paguan qindra milionë për import prej saj

02/12/2025 - 11:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

    Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

    323 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81
  • Gjykata e Mitrovicës dënon me 24 vite burgin Jetmir Sinanin për vrasjen e Liridon Musliut dhe Fatos Zenunit, rasti kishte ndodhur te shtëpia e dorasit në Vushtrri

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Zef Morina tregon pse PSHDK braktisi koalicionin me LDK-në dhe iu bashkua LVV-së

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandal: Njësive Speciale në veri u ndalet një racion ushqimi

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Politikani shqiptar i Zvicrës: LDK dhe PDK nuk e kanë kuptuar që diaspora tashmë është e fituar nga një shpëlarje truri

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë