DEPUTETËT E KËSAJ PARTIE JANË UNIK PËR VOTIMIN E DEMARKACIONIT

Derisa koalicioni qeverisës ka telashe për t’i bindur deputetët e vet për ta votuar Demarkacionin, është LDK-ja si parti opozitare e cila thotë se deputetët e saj janë unik në këtë drejtim.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë për Insajderin se deputetët e tyre janë unik. LDK arriti marrëveshje me partitë në pushtet për ta ratifikuar këtë marrëveshje ndërshtetërore me Malin e Zi.

Sipas koalicionit, mungojnë vetëm edhe dy vota për ta kaluar marrëveshjen.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Megjithatë, edhe pse pa i siguruar të gjitha votat, sot tentohet për herën e tretë që të hedhet në votim marrëveshja për Demarkacionin.

Në të dy herët e kaluara seancat u shtynë për shkak të mungesës së votave.