Deputeti Haxhiu vazhdon aktivitetet humanitare, shpërndanë ndihma për familjet me asistencë sociale

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka vazhduar edhe sot aktivitetet humanitare, duke shpërndarë ndihma për familjet me asistencë sociale.

Këtë aktivitet e ka zhvilluar me mbështetjen e vëllezërit Gashi nga fshati Tërnavc të cilët punojnë në Gjermani, si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt, transmeton Veriu.info.

Ndryshe, këtë vit me iniciativën dhe mbështetjen financiare nga ana e deputetit Bekim Haxhiu, janë ndërtuar shtatë shtëpi për familjet skamnore. Po ashtu deputeti Haxhiu çdo vit ndanë nga 8 bursa nga buxheti personal, ndërsa sivjet e ka rritur në 10 numrin e bursave personale për studentë.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiu në Facebook:

Sot shpërndamë ndihma për familjet me asistencë sociale së bashku me vëllezërit Gashi nga fshati Tërnavc të cilët janë me punë në Gjermani, ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të Komunës së Skenderajt.

Uroj që viti që hyjmë të jetë me sa më pak raste të familjeve në nevojë. Urojë që solidariteti, humanizmi dhe mbështetja për njëri -tjetrin të mos mungojë as në vitin 2018.

Qoftë një vit i mbarë për të gjithë!