Deputeti i dorëhequr nga AKR: Ja pse u takova me kryeministrin Haradinaj

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri do të mbetet deputet i kësaj partie, pavarësisht se ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e saj. Pas një takimit të zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në opinion u përfol mundësia që Tahiri të kaloj në AAK, parti të cilën e udhëheq Haradinaj.

Por, për Periskopin Tahiri sqaroi se nuk e ka ndërmend të ndërroj parti dhe shpjegoi se cili ishte qëllimi i takimit me Haradinajn.

“Jo, jo. Takimi nuk është bërë për atë, e pashë nëpër portale që u fol, por nuk qëndrojnë këto gjëra”, tha Tahiri.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵⤵⤵)

Ai tha se me Haradinajn u fol që të shqyrtohen mundësitë e Qeverisë që t’u ndërtohen shtëpi atyre familjeve që jetojnë në kushte të rënda ekonomike e pa kulm mbi kokë.

“Me Haradinajn u takum me qëllimin që të shikojmë se çfarë mund të bëjmë për familjet që nuk kanë shtëpi. Që t’i ndihmojmë këto familje që të mos mbesin në kushte të rënda e pa kulm mbi kokë”, tha deputeti Tahiri.

Tahiri është bërë i njohur për këtë veprimtari. Ai, edhe para se të bëhej deputet ishte iniciator i mbledhjes së parave për ndërtimin e dhjetëra shtëpive për familjet skmanore.

Njoftimin për këtë takim e konfirmoi sot edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj me deputetin, Labinot Tahiri, për temat aktuale në vend dhe preokupimet e qytetarëve tanë. E vlerësoj angazhimin e tij të sinqertë për t’u dhënë zgjidhje temave të interesit nacional, në të mirë të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.