Deputeti i krahut të Dardan Mulliqajt pi duhan në Kuvend

Deputeti i VV-së që deri tani ishte në paraburgim, Frashër Krasniqi, u prit me tortë në Kuvend nga krahu i Dardan Molliqajt. Por, një person i cili punon në Vetëvendosje ka spiunuar takimin e tyre, kështu duke publikuar një fotografi ku shihet deputeti i VV-së Dukagjin Gorani me cigare në dorë, brenda hapësirës së brendshme të ndërtesës së Kuvendit.

Fillimisht këtë fotografi e publikoi vetë Frashër Krasniqi, ku shihen të gjithë deputetët e VV-së që e përkrahin atë. Mirëpo, Temsi Semi (siç i shkruan në Facebook) e ka publikuar të njëjtën fotografi, por më afër, me mbishkrimin “Kur deputetët brenda zyrave të Kuvendit shkelin ligjin e pirjes së duhanit”.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Temsi Semit në informacionet e publikuara në Facebook, i shkruan se punon në Lëvizjen Vetëvendosje. Fotografi kryesore të profilit të tij, ai mban fotografinë e Albin Kurtit.