Deputeti i Vetëvendosjes e bënë horë Hotin për Devollët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Valon Ramadani ka akuzuar kryeminiatrin e Kosovës, Avdullah Hotin se ua mundësoi Devollëve të licensojnë laboratorin për teste Covid-19 me cmime marramendëse.

Sipas tij, në këtë mënyrë Hoti po e dëshnon se është një kryeminiatër koti.

Ky është postimi i plotë i Ramadanit:

Z. Hoti përkujdeset që të na e dëshmojë se është një “kryeministër” koti.

E mundëson që një laborator (“çuditërisht” i monopolistëve Devolli) për vetëm një test t’i marrë 200€ për një qytetar. Duke e ditur mëkatin e tij e duke mos qenë prijës shtetëror, tenton të na shpërqëndrojë duke uruar për një ditë të rendësishme në kalendarin islam. Ama duke e bërë me huqje edhe këtë!

Sikur të mos e dinim si punon, do t’i kërkonim t’i kryente punët e veta. Por na e ka dëshmuar se nuk di t’i bëjë as ato!