Deputetja e AAK-së i reagon Hoxhajt: Nuk kemi kërkuar përkrahjen e tij por të themeluesve të PDK-së

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se partia e saj nuk ka kërkuar përkrahje nga Enver Hoxhaj për ta bërë president, Ramush Haradinajn.

Ajo shkruan se përkrahje kërkojnë nga themeluesit e PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të Thaçit e Veselit.

Kadrijaj konsideron se për shkak të situatës në vend, Haradinaj është e rëndësishme të bëhet president.

Ky është postimi i saj i plotë:

Ne nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhës, po kërkojmë përkrahje për presidentin prej themeluesve të PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovēs.
Tash është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës në të cilën gjindemi, një personalitet si Ramush Haradinaj të jetë president!

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se nuk e votojnë Haradinajn për President.

Hoxhaj ka deklaruar se një herë PDK-ja e bëri kryeminsitër Ramush Haradinajn, e një herë Isa Mustafën.

Kemi ardhur në përfundim që nëse dikush kërkon votë nga ne, do të duhej të llogarisë për propozimin tonë. Në PDK realisht ende nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Do të ishte absurde që ne të votojmë një kandidat të partnerëve të koalicionit, ku një herë e kemi bërë Ramush Haradinajn kryeministër, një herë Isa Mustafën, dhe në vitin 2021 ne ta votojmë një kandidat që do të vijë nga ta”, ka thënë Hoxhaj në Pressing.