Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka thënë se gjatë javës tjetër Kosova do t’i ketë institucionet.
Ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, ajo ka treguar se Nisma nuk ka hequr dorë nga posti i kryeparlamenatrit.
“Java e ardhshme ndoshta ka me na dalë me një rezultat pozitiv edhe ma frytëdhënëse. Po dua me shpresua edhe po besoj që këna me buzëqesh si vend dhe me pa vendin me institucione”, ka thënë Izmaku, duke dhënë detaje tjera.
“Në momentin kur kërkohet partneritet ti e mendon se çfarë përgjegjësie ke me marrë dhe në këtë drejtim Nisma e ka mendua që përgjegjësinë që do ta qonte në vend me sukses është pozita e kryetarit të Kuvendit dhe unë mendoj që bisedimet të vazhdojnë dhe pres që kjo të kurorëzohet po assesi nuk ka qenë kushtëzim”, ka thënë ajo.