Pritjet për hyrjen e mërgimtarëve në Kosovë po vazhdojnë të jenë të gjata, duke arritur deri në 1 orë e 40 minuta në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë.
Po ashtu, në pikën kufitare në Muçibabë, pritjet mund të zgjasin deri në 25 minuta.
Nga ana tjetër, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar raporton se në pikat kufitare të tjera, pritjet janë më të shkurtra, mes 5 dhe 10 minutash.