Detaje nga aksidenti i rëndë në Prishtinë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Njëra veturë ka goditur veturën e parkuar, ku si pasojë e kësaj ngasësi ka pësuar lëndime trupore, dhe është dërguar për trajtim mjekësor, njofton Policia e Kosovës.

Policia e vendit ka dalur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodh askident trafiku, ku ngasësi i veturës për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal.

Si pasojë e këtij aksidenti ngasësi i automjetit, ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur nnjë hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në njoftimin e Policisë.