Detaje nga aksidenti i rëndë në Rahovec, njërit punëtor i këputet këmba

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Denjë të komunës së Rahovecit, ku dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Njëri prej tyre është lënduar rëndë, e sipas Policisë, e ka humbur njërën këmbë.

Në një bisedë për Gazeta Blic, Albin Sahatqija nga Policia Rajonale e Gjakovës, e ka konfirmuar ngjarjen.

“Një veturë, shoferi i së cilës për shkak të mospërshtatjes shpejtësisë të lëvizjes, papritur ka goditur një kamion të mbeturinave, i cili ishte ndalur në rrugë, ku dy punëtorët që kanë qenë pas kamionit janë goditur. Njëri nga personat ka pësuar dëmtime të mëdha trupore, e sipas mjekëve i është këputur njëra këmbë”, ka thënë ai.

Sahaqija ka treguar se shkaktari i aksidentin është arrestuar dhe po mbahet në stacionin policor deri në vendim të Prokurorit të rastit.