Detaje nga vjedhja e kasafortës në AUV, flet drejtori

Mëngjesin e sotëm është raportuar se ka ndodhur një vjedhje në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Drejtori Ekzekutiv i AUV’it, Naser Krasniqi, është deklaruar për media pas këtij rasti.

Krasniqi nuk dhënë detaje se çka ka pasur në kasafortën e vjedhur.

Ai ka thënë se nuk mund të tregojë asgjë pasi kjo do t’i dëmtojë hetimet e Policisë.

“Gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një hyrje e paautorizuar. Me rastin besoj se janë duke vazhduasr procedurar e policisë, cdo informatë më tutje mund të ndërhyjmë në procesin e policisë. Derisa Policia të jep informata, nuk mund të japim më tepër. Nuk mundem për shkak se Policia ka marrë të gjitha konfirmimet. Hyrja nuk e dimë sakt nga kanë hyrë, thuhet se kanë hyrë nga ana e prapme”, ka deklaruar Krasniqi.