Detaje të reja nga plagosja në Prishtinë: Dhëndrri plagosi mikun përgjatë kohës sa udhëtonin bashkë me veturë

Një person mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë që pati pak më parë në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se rasti në fjalë ka të bëjë me një problem familjar.

Madje në bazë të hetimeve të para thuhet se dhëndri ka plagosur mikun e tij me dy plumba, përgjatë kohës sa ishin në të njëjtën veturë.

Mësohet se viktima në këtë rast, është plagosur në këmbën e majtë, por që plumbi ka depërtuar tek këmba e djathtë dhe ka mbetur aty.

I plagosuri në këtë rast është duke u trajtuar në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari për plagosjen e sotme në kryeqytet është A.Shaqiri nga Komuna e Skënderajt, i cili tashmë është në kërkim të Policisë së Kosovës

Në lidhje me këtë plagosje kanë dhënë detaje nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim.”tha Flora Ahmeti për Gazeta Blic.