Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dhjetori muaji i zgjedhjeve”/ Ish deputeti i AAK-së: PDK, LDK e AAK vendosin për fatin e koalicioneve të ardhshme

02/11/2025 - 17:18
në Lajme
A A
“Dhjetori muaji i zgjedhjeve”/ Ish deputeti i AAK-së: PDK, LDK e AAK vendosin për fatin e koalicioneve të ardhshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Se qeveri s’do të kishte e do të kishim një situatë të tillë e kishte parashikuar që në mars ish deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

Sipas tij, Kurti i bëri të gjithë armiq dhe nuk arriti rezultatin që donte.

“Të citoj veten, por nëse nuk gaboj në muajin mars menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve, unë veç kam parashikuar një situatë të tillë. Pra, do të thotë, një politikë e udhëhequr nga ana e qeverisë së sotme, një politikë e linçimit, margjinalizimit, ofendimit, ka qenë e pritshme që të ketë një përfundim të tillë. Pra, do të thotë, kryeministri aktual, zoti Kurti, nuk la mik, të gjithë i bëri armiq dhe mendoi se ka me dalë me mbi 500.000 vota si i kërkonte ai në fillim. Ajo nuk doli dhe pas një rezultati të tillë ne kemi pritur që ka me ardhë deri te kjo. Do të thotë, është shumë më e vështirë që të pritet që një qeveri, ose më falni, një legjislaturë, e cila të vije të ketë një numër, sikur legjislatura paraprake që ishte, pra mbi 50% të votave si t’i ketë një subjekt politik. Kosova është, është demokraci parlamentare dhe Kosova duhet të ketë kujdes në drejtim të ndërtimit të koalicioneve, qofshin ato parazgjedhore, qofshin ato paszgjedhore, pra një gjuhë e butë, një gjuhë e mençur dhe një gjuhë që e çon vendin përpara”, ka thënë ai për Expose.

Ai potencon se dhjetori do të jetë muaji i zgjedhjeve. Sipas tij, pas një bllokadë tetë mujore, është zbehur validiteti i deputetëve e partive politike.

“Unë mendoj se po. Unë mendoj se muaji dhjetor do të jetë muaji i zgjedhjeve, nëse nuk ndodh ndonjë, befasie ose ndonjë, bashkim i panatyrshëm ndërmjet subjekteve politike. Përndryshe, unë pres që pas një intervali prej shtatë-tetë muajve, edhe validiteti i deputetit, qoftë i subjektit politik kryesor ose i subjekteve të tjera politike, është zbehur në mënyrë të dukshme, kështu që vërtetë, secili subjekt politik duhet t’i nënshtrohet procesit të rivlerësimit nga vota e popullit”, ka vlerësuar Dreshaj.

Ish deputeti i AAK-së kujton se LDK, PDK e AAK janë parti që e kanë formuar Kosovën si shtet dhe këto tri parti vendosin për fatin e koalicioneve të ardhshme, pavarësisht se cila parti del e para.

“Ndër subjektet themelore në Kosovë, pra janë tri parti shtetformuese që e kanë pru Kosovën në këtë ditë ku jemi, pra është LDK, PDK, AAK. Këto tri subjekte janë ato të cilat do të vendosin për fatin e koalicioneve të ardhshme, pa marrë parasysh cila prej tyre do të del e para, qoftë VV-ja, qoftë PDK-ja, qoftë LDK-ja ose AAK-ja.

Aleanca, pra nga subjektet e tjera politike, ka zgjedh gjuhën e fjalës, pra komunikimit, pra nuk e ka zgjedh heshtjen përballë të së keqes, sepse Aleanca mendon që heshtja përballë të së keqes është vetë e keqja.

Për këtë arsye, ne e bëjmë publike për secilin qytetar të vendit, me secilin subjekt politik çka e pret ne, jemi parti shtetformuese dhe ne do të provojmë çdo send që shtetin ta shtyjmë përpara, pa marrë parasysh koston që e paguajmë si subjekt politik. Për ne, na udhëheq një koncepti që ne nuk jemi populist, por ne jemi shtetndërtues dhe shtetformues. Ju e dini që ne, për shembull, kemi qenë në mandat qeverisës diku rreth tre vjet, Haradinaj 1 dhe Haradinaj 2 dhe për ato, tri vite Kosova numëron pavarësimin energjetik, themelimin e ushtrisë, ligjin për Prishtinën, ligjin e pagave e shumë e shumë të arritura të tjera, të cilat shumë qeveri edhe në mandat të plotë nuk arrijnë ta identifikojnë një sukses të ngjashëm me këtë sukses që ka qenë. Nuk dua të them se Aleanca këtu i ka mbërri vetëm, por mbajeni mend, njeriu i guximshëm, njeriu i duhur duhet të jetë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur që shteti të ecë përpara”, ka potencuar ai.

Se a mund të hyjë AAK në koalicion me VV-në, Dreshaj thotë se mes partive ka vija ndarëse që vështirë se mund të tejkalohen.

“Ne më së pari koalicionet tona si subjekt politik ne i kemi hartuar në nivelin e interesit të shtetit, pra shteti mos me vuajë. Dy, në nivelin e koncepteve programore, pra do të thotë programet mos me pas ndeshje njëra me tjetrën dhe në nivelin e subjektivitetit. Kur këto tria i ndërlidhni, atëherë vijat e kuqe mund të jenë, mund të zbehen, por ka vija të kuqe, pra ka vija ndarëse, por të cilat mund të modifikohen. Realisht Aleanca me Vetëvendosjen jo vetëm që ka dallime konceptuale, por ka edhe hendeqe që e ndajnë Aleancën prej vijës së majtë, se ne jemi si parti e qendrës së djathtë dhe ne jemi të interesuar që shteti të ndërtohet. Këto hendeqe nuk do të thotë që nuk mund të tejkalohen, por është shumë më e vështirë të tejkalohen sesa me subjekte të tjera, të cilat kanë ngjashmëri ideologjike të majtë me Vetëvendosjen”, ka deklaruar Shemsedin Dreshaj.

JU REKOMANDOJMË

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq licencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit
Lajme

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq licencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

02/11/2025 - 23:21
Visar Ymeri: VV-ja po e trajton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si këshillë
Lajme

Ymeri: VV ka uzurpuar sallën e Qeverisë, nuk është qeveri në detyrë

02/11/2025 - 22:32
“Ja pse e votuam Rashiqin”, flet Hykmete Bajrami
Lajme

Bajrami godet Vjosa Osmanin: Ajo është fajtore pse LDK ra në 12% – nuk ka më vend për të në parti

02/11/2025 - 22:26
Zafa i befason të gjithë, mbështet Abrashin e Vetëvendosjes në Prizren
Lajme

Zafa i befason të gjithë, mbështet Abrashin e Vetëvendosjes në Prizren

02/11/2025 - 22:02
Daka: Partia që ka 61 vota ka të drejtë të formojë qeverinë – Kurti s’mund ta provojë sërish me të njëjtin emër
Lajme

Daka: Partia që ka 61 vota ka të drejtë të formojë qeverinë – Kurti s’mund ta provojë sërish me të njëjtin emër

02/11/2025 - 21:34
Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë
Lajme

Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

02/11/2025 - 21:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë

    Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Falsifikoi dokumentet e pronave të AKP-së dhe i shiti më pas, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zyrtare: Nënshkruhet koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë