Digjet një ‘Range Rover’ në autostradën Ibrahim Rugova

Një veturë është përfshirë nga zjarri para pak minutave në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, saktësisht në Malishevë.

Vetura në fjalë është e llojit ‘Range Rover’, ndërsa nuk dihen shkaqet e përfshirjes nga zjarri.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por edhe pse ka disa minuta që ka ndodhur incidenti, në vendin e ngjarjes nuk ka arritur akoma ekipi i zjarrfikësve./Indeksonline/