Digjet një shtëpi në Prishtinë, një person pranon tretman mjekësor

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri para pak minutash në rrugën “Migjeni në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se një person ka pranuar tretman mjekësor për shkak të tymit.

“Me datë 18.10.2020 rreth orës 19:10 në Rr. Migjeni, është raportuar se është duke u djegur një shtëpi. Njësitet policore kanë dalë në lokacionin ku është duke u djegur shtëpia. Po ashtu aty kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët janë duke e lokalizuar zjarrin. Në këto momente nuk është paraqitur ndonjë rrezik për banorët. Nga KEDS është ndalur rryma dhe në lokacion ka dalë edhe emergjenca, pasi që për shkak të tymit një banor ka pasur nevojë për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Njësitet kompetente janë duke u marrë me vendin e ngjarjes sipas procedurave të parapara.